Një 49-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi ka mbajtur peng një të mitur.
Shtetasi me iniciale D.K., është dënuar nga Gjykata e Vlorës me 1 vit e 3 muaj burgim, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim D. K., 49 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”. Ky shtetas, në datën 30.12.2020, ka mbajtur për 30 minuta, në banesën e tij, një shtetas 12 vjeç, pasi ky i fundit kishte qëlluar me send të fortë në drejtim të banesës së 49-vjeçarit.