Prej pasdites së sotme një pjesë e Fierit është pa energji elektrike. Zona e Levanit, një zonë që vazhdimisht vuan mungesën e dritave që prej orës 5 ndodhet në errësirë totale.
Nuk ka asnjë shpjegim nga OSHEE për arsyen e ndërprerjes së energjisë elektrike dhe as paralajmërim.
Mungesa e energjisë është një prej problemeve më të mëdha të kësaj zone, e cila për shkak të errësirës ka dhe një numër të lartë vjedhjesh.