Një shtetas është arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale në Fier. Një 42-vjeçar nga Patosi është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Një 22-vjeçar nga Lushnja është proceduar penalisht pasi ka kryer manovra të rrezikshme me automjetin që drejtonte, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të ndaluar.
Ndërsa një 53-vjeçar është proceduar penalisht për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”, pasi në një video që u shfaq në rrjete sociale, ai shihej duke goditur me sende të forta një kalë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.