Zjarret vazhdojnë të djegin vendin. Raportohet se një banesë 3 katëshe në lagjen ‘Apollonia’ në Fier është përfshirë nga flakët. Tymi zi është përhapur në zonën rreth e rrotull. Ndërhyrja e forcave të zjarrfikëses ka qenë e menjëhershme dhe kanë arritur neutralizimin e tij.
Dyshohet se shkaktar i këtij incidenti ka qenë një shkëndije elektrike, por rrethanat ende nuk janë të qarta. Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:50 në katin e tretë të banesës së shtetasit A. Q., në të cilën nuk banonte njeri. Fatmirësisht dëmet janë vetëm materiale