Një zonë me ullinj në kodrat e Roskovecit, pranë qytetit të Fierit është përfshirë nga flakët ditën e sotme, teksa në terren kanë mbërritur edhe efektivët e reparteve zjarrfikëse të Roskovecit, Patosit e Fierit.
Zjarri vijon të përparojë në lartësi të kodrës ndërsa flakët po avancojnë edhe për shkak të erë së vazhdueshme.
Forcave zjarrfikëse u kanë ardhur në ndihmë edhe banorët e zonës, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, që deri më tani ka prekur një pjesë të mirë të kodrës.