Fier/ Rezervoi biletë por nuk pagoi, 56-vjeçarja përfundon në Prokurori

Një 56-vjeçare është proceduar penalisht në Fier, pasi kishte prenotuar bileta udhëtimi nëpërmjet telefonit në një agjenci turistike por nuk kishte kryer pagesën.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen O. Dh., 56 vjeçe, banuese në Fier, pasi dyshohet se ka prenotuar bileta udhëtimi, nëpërmjet telefonit, në një agjenci turistike dhe nuk ka kryer pagesën për këtë shërbim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *