Ekspertët e kriminalistikës janë rikthyer pas disa orësh në vendin ku u gjet i vrarë këtë mëngjes, roja i serave në fshatin Mbrostar Ura, në Fier.
Burime për median bëjnë me dije se aryesja e rikthimit është sepse policia nuk ka marrë të gjitha provat e nevojshme në mëngjes në lidhje me vrasjen e Petraq Gjikës. Sakaq, dyshohet se ka qenë një person i vetëm ai që ka kryer vrasjen, autori është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes.
Mësohet se roja i gjetur i vrarë, është vëllai i kryeplakut të fshatit të Grecalli. Trupi i pajete i rojes nga banorë të zonës, jashtë serave të kultivuara me sallator. Trupi i goditur me thikë disa herë është gjetur jashtë godinës ku qëndronte për të ruajtur objektin.
Ndërkohë, është detaj tjetër vjen nga vendngjarja ku mësohet se trupi i pajetë është gjetur në kanal nga kalimtarët e rastit, si dhe janë konstatuar shenja prerje në kokë.Si dhe objekti ruhej nga kamerat e sigurisë ku mbeti i vrarë babai i tre fëmijëve.