Një 33-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi shpërndante lëndë narkotike në doza.
Shtetasi me iniciale E.I., u kap në flagrancë me disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, doza me lëndë të dyshuar cannabis, një sasi vaji hashashi, një grirëse hashashi dhe një sasi parash që dyshohet se është përfituar nga shitja e lëndës narkotike.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet pas një hetimi trejavor, operacioni policor i koduar “Garden”. Vihet në pranga një shtetas që ushtronte aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. Sekuestrohen doza kokaine, doza kanabisi, vaj hashashi, një grirëse hashashi dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndës narkotike. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë Fier dhe Sektorin Operacional të DVP Fier, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas një pune hetimore trejavore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Garden”.
Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi E. I., 33 vjeç, banues në Fier.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit E. I. dhe kontrollit në banesën e tij, gjetën dhe sekuestruan disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, doza me lëndë të dyshuar cannabis, një sasi vaji hashashi, një grirëse hashashi dhe një sasi parash që dyshohet se është përfituar nga shitja e lëndës narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.