Fier/ Shpërthen bombola e gazit, merr flakë banesa në katin e tretë të pallatit

Një bombol gazi mësohet se ka shpërthyer pasditen e sotme në Fier.

Sipas raportimeve bëhet me dije se një banesë në katin e tretë të një pallati ka marrë flakë për shkak të shpërthimit të bombolës.

Shpërthimi i bombolës ka shkakruar dëme të shumta materiale, ndërkohë që mësohet se fatmirësisht nuk ka të lënduar nga shpërthimi. Në vendngjarje kanë shkuar autoritetet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *