Fieri qyteti i parë që nis protestën për Ilvi Metën, Baçi: Komisariatet e policisë janë të punësuar me militantë të PS

Fieri është qyteti i parë që ka nisur homazhet për 31-vjeçarin Ilvi Meta i cili u gjend i pajetë në qelinë e tij në komisariatin e Kavajës, po të njëjtën ditë që u arrestua.

I pranishëm në homazhe ka qenë edhe deputeti i PD, Luan Baçi i cili deklaroi se ky nuk ishte rasti i parë që dikush humbte jetën brenda komisariatit dhe se policët po tregoheshin tepër të dhunshëm ndaj qytetarëve. Kjo sipas Baçit vjen si pasojë e punësimit të militantëve të partisë Socialiste nëpër komisariate.

Deputet i PD, Luan Baçi:

Njësituatë jo e zakonshme në komisariatet e policisë. Nuk është rasti i parë. Duhet me patjetër që policia të jetë në shërbim të qytetarëve. Këta zotërinj që janë këtu mbahen me taksat tona. Por taksat tona i keqpërdorin, janë të dhunshëm. Një problem i madh është që në komisariatet e policisë, janë të punësuar militantë të PS-së të cilët kryejnë veprime të tillë. Nuk është rasti i parë. Kjo e sotmja është një homazh për këta të rinj shqiptarë të cilët humbasin jetën nëpër komisariatet e policisë dhe më pas nuk jepet asnjë shpjegim.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *