Szymon Marciniak do të jetë polaku i parë që do të drejtojë finalen e Kupës së Botës si arbitri kryesor. Asistentët e tij, Sokolnicki dhe Listkiewicz, do ta ndihmojnë atë në linja.
Szymon Marciniak ka pasur një vit jashtëzakonisht të suksesshëm. Në prill, ai u bë polaku i parë që gjykon gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Ishte ndeshja e tij e tetë në këtë kompeticion në sezonin 2021/2022.
Finalja do të luhet të dielën, në orën 16:00. Argjentina dhe Franca do të luftojnë për të ngritur në qiell trofeun më të rëndësishëm.
a.m/dita