FIFA gati për ndarjen e çmimeve

Natë e rëndësishme për futbollin ndërkombëtar, teksa sonte në Paris do të ndahen çmimet për më të mirët e vitit 2022 (21.00).

Në garë për lojtarin më të mirë janë sulmuesi i Real Madrid, Benzema, fituesi i Kupës së Botës, Messi dhe Kylian Mbappe, ylli i PSG.

Rivaliteti është shumë i madh edhe për portierin më të mirë. Bounou ka bërë një sezon pozitiv, por nuk mbeten prapa emra si Martinez apo Courtouis.

Me interes të madh pritet të mësohet edhe se kush do shpallet trajneri më i mirë, garë në distancë mes Ancelottit, Guardiolës dhe arkitektit Scaloni.

Ja të gjitha çmimet dhe finalistët:

Lojtari më i mirë për meshkuj: Benzema, Mbappe, Messi

Lojtarja më i mirë për femra: Mead, Morgan, Putellas

Portieri më i mirë për meshkuj: Bounou, Courtois, Martínez

Portierja më i mirë për femra: Berger, Earps, Endler

Trajneri më i mirë i meshkujve: Ancelotti, Guardiola, Scaloni

Trajnerja më i mirë i femrave: Bompastor, Sundhage, Ëiegman

Çmimi Puskas: Oleksy (Warta Poznan), Payet (OM kundër PAOK), Richarlison (Brazil kundër Serbisë).

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *