Ekuadori siguroi në fushë kualifikimin në Botërorin e Katarit, por garimi në turneun më të rëndësishëm për kombëtare u vu në rrezik nga Bajron Kastijo.
Dyshohet se 23-vjeçari ka falsifikuar certifikatën e lindjes, skandal që është mbuluar nga Federata e Futbollit të Ekuadorit, ndërkohë që FIFA nisi një hetim në lidhje me këtë ngjarje.
Kastijlo luan si anësor i djathtë dhe dha kontributin e tij në tetë ndeshje në kualifikueset e Kupës së Botës. “Sportsmail” zotëron një regjistrim audio të një interviste që futbollisti u dha hetuesve katër vjet më parë, teksa deklaronte qartësisht se ka lindur në vitin 1995 dhe jo në 1998, siç shkruhet në certifikatën e tij të lindjes ekuadoriane.
Komisioni i Apelit të FIFA-s ka konfirmuar vendimin e Komisionit Disiplinor për mbylljen e procedimeve kundër Ekuadorit, duke hedhur poshtë dhe njëherë akuzat e reja të Kilit, për lojtarin Bajron David Kastijo Segura, i cili rezulton kolumbian.
Komisioni ka kontaktuar se në bazë të dokumenteve të paraqitura, lojtari duhet të konsiderohet si mbajtës i shtetësisë ekuadoriane.
“Pas analizimit të dokumentacionit të marrë nga palët dhe mbajtjes së seancës përkatëse, Komisioni i Apelit ratifikoi vendimin e Komisionit Disiplinor për mbylljen e hetimeve për çështjen e nisur ndaj Federatës së Futbollit të Ekuadorit.
Bazuar në dokumentacionin e marrë, është vlerësuar se lojtari duhet të konsiderohet si mbajtës i kombësisë së përhershme ekuadoriane, në përputhje me nenin. 5, paragrafi numër një i Statutit të FIFA-s”, lexohet në vendimin e marrë ditën e sotme.
Duket se çështja pritet shumë shpejtë të shkojë në CAS me Kilin që beson se mund të jetë pjesë e Botërorit Katar 2022, i cili do vetëm 2 muaj për të filluar. Ekuadori është pjesë e grupit A, aty ku do të ketë kundërshtarë vendasit e Katarit, Holandën dhe Senegalin.