‘FIFA’ reagon ashpër për ndeshjen ‘Shqipëri- Poloni’: Sjellje e neveritshme, zero tolerancë

Ndeshja e mbrëmshme mes Shqipërisë dhe Polonisë u shoqërua me trazira dhe kjo gjë duket se do i kushtojë rëndë kombëtares shqiptare, e cila nuk do ia hedhë paq.

FIFA e ka dënuar ashpër këtë gjest duke u shprehur se materialet janë tashmë në verifikim dhe nuk do të ketë tolerancë për episodin e ndodhur.

‘’FIFA aktualisht po analizon raportet e dërguara mbrëmjen e djeshme mbi sfidat eliminatore të Botërorit në mënyrë që të marrë vendimit më të përshtatshme.

FIFA dënon me forcë incidentet në sfidat Angli-Hungari dhe Shqipëri-Poloni dhe do të donte të deklaronte se ky qëndrim është i vendosur në refuzimin e çdo forme të dhunës, si dhe çdo lloj diskriminimi ose abuzimi. FIFA ka një qëndrim shumë të qartë, zero tolerancë ndaj sjelljeve të tilla të neveritshme në futboll’’, shkruhet në raportin e FIFA-s.

Fifa

Ndërkohë pjesë e hetimit është bërë dhe Hungaria pasi tifozët u përleshën masivisht me policinë në sfidën me Anglinë duke krijuar trazira në stadium.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *