FIFA njoftoi ditën e sotme se goli i Richarlison në fitoren 2-0 të Brazilit kundër Serbisë në raundin e dytë të grupit G është përzgjedhur si goli më i bukur në Botërorin e Katarit.
Goli i Richarlison mori më shumë vota, teksa gjithçka u vendos online në faqen e FIFA. Sulmuesi i Brazilit mori një pasim nga e majta e sulmit dhe me gjysmë-roveshatë mposhti portierin serb.
Në votim ishte edhe Enzo Fernández, mesfushori argjentinas, me golin e shënuar në fitoren e ‘Albicelestes’ kundër Meksikës (2-0), në raundin e dytë të grupit C.
Al-Dawsari (Arabia Saudite), Gakpo (Holandë), Luis Chávez (Meksikë), Mbappé (Francë), Seung-Ho (Kore e Jugut), Neymar (Brazil) dhe Vincent Aboubakar (Kamerun) ishin lojtarët e tjerë në listë për golat e shënuar.