FIFA u ka bërë thirrje të gjitha federatave anëtare që të mbajnë 1 minutë heshtje para çdo ndeshjeje për të nderuar legjendën e futbollit, Pelé. Ky vendim përfshin të gjitha fushat e futbollit, këtë fundjavë dhe në vijim. Pelé u nda nga jeta të enjten për shkak të një sëmundjeje të rëndë nga e cila vuante.
Edson Arantes do Nasimiento ishte një ikonë futbolli si askush tjetër. Ai solli në botë magjinë e futbollit të Amerikës së Jugut dhe i dha kuptim shprehjes “Lojë e bukur”. Në futboll, Pele do të mbahet mend dhe do të mungojë.