Dita e fundit e muajit Mars është shumë e veçantë për Fifin. Këngëtarja shqiptare, feston sot ditëlindjen e 29-të. Ky vit, e ka gjetur atë akoma më të përmbushur, pasi është në pritje të fëmijës së saj të parë.
Fifi ka ndarë një foto ku shkruan se këtë ditëlindje po e feston së bashku me fëmijën.
“31.03.2023 po pres ditëlindjen e 29 me pritjen më të ëmbël në botë”,- shkruan Fifi.
E në këtë ditë nuk mund të mungonte edhe një dedikim special nga partneri i saj Adisi. Ai ka publikuar foton e Fifit dhe mesazhi i tij e ka lënë pa fjalë artisten. Ardisi shkruan:
“Jam ma mirë me ty, kështu që rri me mu! Gëzuar ditëlindjen dashni e imja. Jam i bekum që m’ka ra me e kriju dashnin më të madhe me ty. E jam me fat që të njoha ty më shumë se askush! Më kënaq shpirtin që asnjë ditë su ndave prej erës tënde dhe ajri im është aroma jote. Të dua o mami i djalit tim! Gëzuar ditēlindjen mami Fifi! Me ty krejt jetën”.