Fifi fshin të gjitha postimet me Adisin në rrjetet sociale, por ja arsyeja pse

Këngëtarja e njohur Fifi dhe partneri i saj Adis Patushi janë përfolur gjatë në mediat rozë që pasi dolën publikisht si çift.

Së fundmi, ajo ka fshirë çdo postim në rrjetin social Instagram, përfshirë edhe fotot me partnerin e saj, Adis Patushin. Mirëpo, Fifi ka lënë vetëm postimin e ndarë mbrëmjen e djeshme, krahas së cilit shkruhet thjesht, “Vëmendje” dhe data 1 nëntor e këtij viti. Duket se ky është një projekt i ri i këngëtares, e cila ka mbështetjen e plotë të Adisit. Ai nuk i ka kursyer postimet në profilin e tij, për projektin e Fifit.

https://www.instagram.com/p/CkTbsusNygn/

Që në fillim të lidhjes çifti nuk është kujdesur t’i fshihet syve kureshtarë, duke shfaqur haptazi dashurinë e tyre. Adisi e shoqëron Fifin edhe në koncertet e saj, ku shpesh marrin vëmendje me veprimet romantike.

Kujtojmë se këngëtarja e zyrtarizoi lidhjen e saj me ish-bashkëshortin e modeles së njohur Adriola Dushit, gjatë një koncerti të sajin. Fifi u puth me Adisin para të gjithë publikut dhe videoja e tyre qarkulloi kudo në rrjet.

Disa kohë më parë qarkulloi edhe lajmi se Fifi dhe Adisi janë në pritje të fëmijës së parë, por më pas gjithçka u mohua.

Muaj më parë postimet e tyre ku etiketonin njëri-tjetrin si “mami dhe babi”, bënë xhiron e rrjetit dhe nxitën dyshimet se çifti po presin një fëmijë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *