Këngëtarja e njour Fifi dhe partneri i saj Adis Patushi janë përfolur gjatë që pas daljes publikisht si çift. Ata nuk kanë nguruar ti shprehin publikisht dashurinë njëri-tjetrit, por së fundmi ka qenë Fifi ajo që i ka bërë pubilikisht një “kërkesë” partnerit të saj.
Në një video të ndarë në Instastory, këngëtarja shihet krah tij, teksa shkruan: “Të dua deri në vdekje edhe hajde tundu mos më rri… unazën tani!!”
Sigurisht nuk mungoi një reagim nga ana e Adisit, i cili e ka ripostuar në profilin e tij story-n e Fifit me mbishkrimin: “Unë e kam pas planifiku në jetën time ktë”
Nuk e dimë nëse do të ketë vërtet një propozim nga ana e tij, por ngelet për t’u parë.