Fifi ka një dedikim për ditëlindjen e Adisit: ‘Do të të ruaj gjithë jetën dhe…’

Fifi i ka bërë dy dedikime shumë romantike partnerit të sajnë ditën e tij të ditëlindjes.

Ajo ka postuar fillimisht një video në Instagram, ku shihet duke interpretuar këngën e ditëlindjes në dhomën e gjumit të zbukuruar me tullumbace.

Ajo i afrohet me tortë në dorë dhe i dhuron një puthje Adisit.

“Adisin Fifi e do shumë. Gëzuar Ninxha im, gëzuar o ma i bukuri botës. Më gjete dashuri dhe do të të ruaj gjithë jetën dhe nëse e kemi gjithë botën kundër”- shkruan ajo.

Më pas, ajo postoi një tjetër foto ku pozojnë së bashku për një selfie duke shkruar: “Të gjithë botën e kthej përmbys për ty, gëzuar dashuri”.

Ndërkohë, Adisi ia ka kthyer: ‘Ti je mrekullia ime e jetës, e unë për ty malet kam me i ça…! Ti je jeta ime e mbetur, ti je Magjia ime e gjetur!! Faleminderit E imja jetë”.

Image

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *