Këngëtarja e njohur Fifi, mbrëmjen e sotme ka konfirmuar lajmin se do të bëhet nënë për herë të parë. Edhe pse prej kohësh është përfolur se Fifi mund të jetë në pritje të ëmbël, vetë ajo zgjodhi ta bëjë publike këtë lajm gjatë natës së tretë të “Festivalit të Këngës” në RTSH.
Ajo ka performuar së bashku me këngëtarin e njohur Flori Mumajesi. Në përfundim, Flori është shprehur se: “Sonte nuk ishim vetëm, jemi katër veta këtu në skenë”. Menjëherë pas kësaj, Arbana Osmani ka përqafuar artisten.
Ndësa Fifi tregon se: “Jam njeriu më i lumtur në botë, jam duke pritur një fëmijë. Kam kënduar me fëmijën tim”.
Pak minuta më parë, nëpërmjet një postimi në profilin e saj në Instagram, ajo shkruan:
“Nga Mami Fifi, per babi Adis Patushi. Ti sje te foto por kur them qe je njeriu i jetes time e di pse e them .. te dua perjetesisht babatushi. P.s. Kesaj rradhe do me votoni mua dhe bebin qe po rritet brenda meje”.