Fifi ka dy javë që ka lënë shtëpinë e Big Brother VIP me dëshirën e saj. Por, gjatë qëndrimit brenda katër mureve ajo ishte ndër banoret protagoniste dhe së bashku me Donaldin përveç përplasjave ka pasur edhe premtime.
Një premtim i bërë nga Fifi ka qenë bërja tatuazh e fjalës “Filoqyl”, siç i thërriste Donaldi.
Fjala e dhënë është mbajtur. Fifi ka postuar në Instagram tatuazhin e ri me këtë fjalë të shkruar në pjesën e përparme të parakrahut; “Filoqyl”.