Historia mes këngëtares Fifi dhe ish-futbollisti, Granit Cana, ka qenë ndër ngjarjet më të komentuara të Big Brother VIP. Që nga hyrja në shtëpinë e famshme dyshja ishin treguar të afërt me njëri-tjetrin, deri në momentin kur Graniti u shpreh se nuk e sheh më shumë se shoqe.
Por, përkundër kësaj ata arritën të ruajnë një raport miqësor mes vete dhe të tillë e mbajtën edhe para daljes së Granitit nga shtëpia. Në një diskutim që ka bërë së fundit me Sarën, Fifi u shpreh se mendon për të gjatë gjithë kohën dhe se po i mungon. Këngëtarja tha se kur e sheh raportin e Sarës me DJ PM ia kujton atë që ajo kishte në fillim me Granitin.
“Ti me PM ma kujtoni marrëdhënien time me Granitin. Kur ju shoh juve, e shoh veten dhe them kështu kam qenë unë me Granitin”, ka thënë Fifi.
“Po e mendoi gjatë gjithë kohës, më mungon shumë”, ishte përgjigja e Fifit.
Kujtojmë që Granit Cana u eliminua nga shtëpia e Big Brother VIP mbi një javë më parë, ndërsa ka deklaruar se do të bëjë tifo për Fifin që ajo të jetë fituese e spektaklit.
View this post on Instagram
/Priza.al/