Fifi tregon arsyen pse nuk flet publikisht për djalin e partnerit të saj

Marrëdhënia Adis-Fifi është një nga më të përfolurat e muajve të fundit. Po aq me interes është edhe marrëdhënia e këngëtares me djalin e Patushit. Së fundmi, e ftuar në emisionin “Zemër Luana”, Fifi u përball me pyetjen mbi raportin e saj me Troin, djalin e partnerit.

Për herë të parë në një intervistë ajo zbuloi që ka marrëdhënie shumë të mira me djalin e tij, duke mos dashur të zgjatet për të mos e përfshirë atë në vëmendjen mediatike.

Kujtojmë që Troi është djali i Adis Patushit të cilin e ka me modelen e njohur, Adrola Dushi. Gjithashtu, Fifi dhe Adisi kanë qenë së bashku në 1-vjetorin e qendrës estetike të këngëtares Xhensila Myrtezaj. Në të njëjtën festë ka qenë edhe ish-bashkëshortja e Adisit, Adrola Dushi.

Adisi poston shpesh foto në rrjetet sociale me Troin, ku më herët mori vëmendje komenti i Fifit. Këngëtarja komentoi disa zemra në postimin e Adisit me djalin e tij, duke treguar kështu mbështetjen e saj dhe raportin që ka me djalin e partnerit të saj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *