Fifi tregon se kur ka në plan të bëhet nënë

Kur do të bëhet nënë për herë të parë, Fifi? Kësaj pyetje i është përgjigjur vetë këngëtarja në një bisedë virtuale që ka realizuar me ndjekësit e saj në Instagram.

“Kur t’i vijë koha,”-i është përgjigjur Fifi pyetjes së ndjekësit/ndjekëses.

Kujtojmë që disa kohë më parë qarkulloi lajmi se Fifi dhe Adisi janë në pritje të fëmijës së parë, por më pas gjithçka u mohua.

Muaj më parë postimet e tyre ku etiketonin njëri-tjetrin si “mami dhe babi”, bënë xhiron e rrjetit dhe nxitën dyshimet se çifti po presin një fëmijë. Ky do të ishte fëmija i parë për Fifin dhe i dyti për Adisin. Ky i fundit ka një djalë, Troin, me modelen Adrola Dushi, me të cilën ka qenë i martuar.

Që në fillim të lidhjes çifti nuk është kujdesur t’i fshihet syve kureshtarë, duke shfaqur haptazi dashurinë e tyre. Adisi e shoqëron Fifin edhe në koncertet e saj, ku shpesh marrin vëmendje me veprimet romantike.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *