Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi-Fifi para pak kohe u bë nënë për herë të parë.
Që nga ajo kohë, artistja është tërhequr nga angazhimet profesionale duke iu përkushtuar djalit të saj të porsalindur.
Dedikimet e Fifit për të birin kanë qenë të shpeshta në rrjetet sociale dhe një të tillë e ka bërë edhe së fundmi.
Fifi ka postuar një imazhe përkrah tij teksa të birin e quan me fjalën dashuri.
“Nuk po mundem me besua që i bëmë katër javë bashkë Theo, ti je dashnia bir”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e postimit.
Ndërkohë, këngëtarja ka paralajmëruar se shumë shpejt do të iu rikthehet projekteve të reja dhe koncerteve.