‘Fijet e krimit’/ Radha e Elbasanit dhe Gramshit, ja sa kamera u çmontuan

Policia ka vijuar me aksionin për çmontimin e kamerave të vendosura pa leje, në qytetin e Elbasanit dhe të Gramshit. Deri më tani, në këtë qark, janë çmontuar 37 kamera dhe janë iniciuar hetimet e thelluara për 10 shtetas për vendosjen e këtyre kamerave, në kundërshtim me ligjet në fuqi.

“Gjatë fazës së dhjetë kombëtare, të këtij plani operacional, në Elbasan, në lagjet “5 Maji”, “Sul Paprri”, “Syrja Dylgjeri” dhe “Çlirimi”, u çmontuan 28 kamera dhe u iniciuan hetimet e thelluara, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, për 5 shtetas, konkretisht për: D. Rr., I. B., H. B., K. Xh. dhe A. I.

Plani operacional ka vijuar në Gramsh, ku u çmontuan dhe u sekuestruan 4 kamera të vëna në kundërshtim me ligjin, dhe u iniciuan hetimet për shtetasit: R. D., S. Xh. dhe A. Ç., si dhe në qytetin e Peqinit, ku u çmontuan 5 kamera dhe u iniciuan hetimet për shtetasit H. Z. dhe E. Xh.” – thuhej në njoftimin e policisë.

Aksoni policor ka nisur disa ditë në Shkodër, për të vijuar me qytete të tjera të vendit. Policia po punon për identifikimin e autorëve dhe qëllimin e vendosjes së këtyre kamerave.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *