Fiken shpresat/ Bora Zemani ‘harron’ Donaldin dhe deklaron: Jam e përmbushur në çdo aspekt. Në këtë 30-vjetor ndihem…

Para pak ditësh, Bora Zemani “ndryshoi prefiksin” duke mbushur 30 vjeç dhe sigurisht, ajo nuk e kaloi pa ja vënë “flakën” me një festë madhështore. Në një ambient përrallor dhe me shumë miq, kolegë, e të famshëm, moderatorja e shijoi në maksimum natën e saj.

Ishte një festë dinjitoze për të shënuar tre dekada jetë, dhe nuk munguan as pamjet për publikun.

foto galeri

Atmosferën e ndezën Bruno dhe Klajdi, me muzikë të mirë gjatë gjithë mbrëmjes. Duke folur për “Prive”, moderatorja tha se, ndihet shumë e lumtur që ka pranë njerëzit e saj të dashur, ndërsa përcolli dhe një mesazh për gjithë situatën në të cilën është përfshirë kohët e fundit, për shkak të Donaldit.

“Ishte dhe një nga arsyet pse doja ta organizoja në mënyrë të tillë. Në këtë 30 vjetor ndihem shumë e përmbushur. Kam afër vetes familjen, miqtë e mi të ngushtë, miq të tjerë që i kam njohur gjatë rrugës dhe ndihem shumë e lumtur që kanë ardhur të gjithë.

foto galeri

Tregon një shenjë respekti për njëri-tjetrin. Jam shumë e lumtur, nga të gjitha anët ndihem e përmbushur plotësisht”,- deklaroi Bora.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *