Siç të gjithë e dini, mbretëresha Elizabeth ishte shumë besnike ndaj gardërobës, jemi mësuar ta shohim me pallto ngjyrë pastel, çantë dore dhe tre rreshta margaritarë rreth qafës. Por ekziston një detaj që shpesh nuk vihet re kurrë: këpucët. Madhëria e saj prej më shumë se gjysmë shekulli ka veshur të njëjtat këpucë “pune” me takën ikonike. Të vetmet që i sfidojnë janë çizmet e shiut që ajo përdorte për të shkuar në fshat.
Gjatë rrugës së saj të gjatë të mbretërimit, ajo ka veshur edhe këpucë me taka për raste zyrtare dhe shumë elegante, por vetëm një palë u firmosën. Pas këpucëve të Madhërisë së Saj ka një linjë të vërtetë prodhimi: ajo ka një këpucare personale dhe madje një asistente që i “vesh” për të, në mënyrë që t´i bëjë sa më të rehatshme.
Kush i prodhon këpucët e Mbretëreshës?
Për shumë vite Mbretëresha ka mbajtur këpucët e një kompanie britanike, Razne, e cila kishte fituar “Garancinë Mbretërore” në vitin 1936. Ishte një lloj vule aprovimi që certifikon ndërmarrjet që veshin familjen mbretërore. Por Rayne në një moment të caktuar e braktisi prodhimin: meqenëse Mbretëresha absolutisht nuk donte të ndryshonte modelin e këpucëve, ajo vendosi të mbështetej tek një këpucar në gjendje t´i riprodhonte njëlloj.
Këpucët që Mbretëresha vishte janë të bëra me dora nga Anello&Davide, një kompani italiane këpucarësh me seli në Kensington. Këpucët janë të prodhuara me lëkurë viçi dhe lëkurë të zezë të lustruar, masa 37, me tokëzën e famshme prej bronzi. Takat janë rreptësisht 5 centimetra. Por si një fanatike kursimesh, burimet thonë që ajo preferonte t`i ripërdorte takat e mëparshme se sa t`i bënte të reja.