Fill pas takimit të Ramës me kryetarët e bashkive, i vihet flaka vendgrumbullimit të mbetjeve në Laç

Laçi është zgjuar i mbuluar nga tymi këtë të shtunë, pasi gjatë natës ju është vënë flaka mbeturinave ne kodrat e qytetit.

Retë e tymit janë shpërndarë në qytet dhe kanë arritur edhe në disa fshatra të Kurbinit. Në vendgrumbullim për të normalizuar gjendjen kanë arritur fadroma dhe zjarrfikësit e Laçit.

Kjo ngjarje vjen fill pas takimit të Ramës  me kryetarët e bashkive  teksa foli me emra, duke ‘ngritur në qiell’ Pjerin Ndreun e Lezhës dhe duke bërë për ‘një lek’ atë të Himarës, Jorgo Goro, duke e cilësuar si ‘shembullin e të fjeturit gjumë para plehrave’.

Rama u përmendi prokurorinë disa herë dhe ndjekjen penale, teksa nuk ngurroi t’i paralajmëronte se qeveria do të shkonte deri aty sa do i merrte vetë në menaxhim bashkitë nëse situata nuk ndryshonte.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *