Artistja e njohur Dafina Zeqiri do publikonte në verë albumin e saj “Unë Jom Ajo”, por ka zbuluar në mediat sociale se e ka shtyrë për më vonë. Duket se këto ditë për këngëtaren nuk kanë qenë mjaft të lehta por ajo ka vendosur që të prodhojë muzikë të mirë për fansat e saj.
Së fundmi, Dafina ka zbuluar nëpërmjet një postimi në Instagram se ka bërë disa ndryshime për mirë në albumin e saj gjë që sjell dhe shtyrjen e datës së publikimit.
Dafina thotë se arsyeja është se ka pasur një ndryshim të papritur. Këtë e lidhim me Dj Geek sepse artistja shton se muzika reflekton emocionet e saj dhe ndaj do ulet të bëjë disa ndryshime. Në fakt pak javë më parë ajo rrëfeu në një intervistë se këngën “Një herë në jetë” ia kishte dedikuar Geek dhe e kishte krijuar në një moment jo të mirë në lidhjen e tyre.
Në fund ajo e mbyll duke shkruar se ky është fillimi i një epoke të re për të. Epoka e pas ndarjes?
“Kam planifikuar të publikoj albumin tim “Une Jom Ajo” këtë verë, por vendosa ta shtyja për më vonë. Arsyeja ime përfundimtare për ndryshimin e datës së lëshimit është sepse ka pasur një ndryshim të papritur pozitiv. Muzika ime zakonisht reflekton në emocionet e mia dhe e di që duhet të ulem dhe të bëj ndryshime të vogla në albumin tim “Une jom ajo”. Faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin, ky është fillimi i një epoke të re”– shkruan ajo.