Fillon zhdoganimi në portin e Durrësit, përfitojnë 1040 kompani

Në portin e Durrësit ka nisur zyrtarisht zhdoganimi i mallrave për të gjithë bizneset kosovare.

Lajmi është konfirmuar nga ministri i ekonomisë në Kosovë, Hekuran Murat i cili në ‘Facebook’ ka ndarë takimin me homologen  e tij, Delina Ibrahimaj.

Prej këtij momenti zhdoganimi i mallrave në portet e Durrësit i mundëson ekonomisë së Kosovës që praktikisht të ketë qasje në det, duke lehtësuar kështu depërtimin e bizneseve vendore në tregjet ndërkombëtare.

Murati: Me modalitetet e tanishme të funksionimit të zhdoganimit në portet e Durrësit, do t’i ulim kostot për bizneset dhe konsumatorët në rreth 2 milionë euro, kurse përmirësimi i kohës së zhdoganimit do të reflektohet në krijimin e kushteve optimale për tërheqjen e investimeve të huaja në vend.”

Ibrahimaj: Zhdoganimi i mallrave me destinacion Kosovën në portin e Durrësit është vetëm hapi i radhës në marrëdhëniet tona tregtare, duke theksuar edhe njëherë angazhimin e Qeverisë Shqiptare në thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror.

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *