Kriza e paralajmëruar energjetike që pritet të prekë vendin tonë, nuk ka nisur ende, por gjithsesi qytetarët janë në ankth edhe kur ndodhin ndërprerje për shkak të riparimeve.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se ditën e sotme rreth orës 09:00-16:00, disa zona të Tiranës do të mbeten pa energji elektrike për shkak të disa punimeve që po kryhen.
OSHEE ka njoftuar sot se zonat që do mbeten pa energji, në intervale të ndryshme kohore, janë pjesërisht rruga “Siri Kodra” dhe rruga “Vath Kokalari”.
“Stakim, 4 tetor
Në kuadër të përmirësimit të furnizimit me energji elektrike, OSSH do të kryejë sot punime në disa kabina gjatë intervalit kohor 09:00-16:00. Pa energji do të mbeten këto zona në Tiranë:
Pjesérisht: Rruga ‘Siri Kodra’, rruga ‘Vath Kokalari’”,- njofton OSHEE.
/Priza.al/