Kajo Karafili, aktori i njohur (Kanan Tafili tek filmi “Shtigje lufte”) është vrarë më 10 janar 1944.
Karafili u vra nga një snaiper gjerman gjatë një lufte që u bë në Lis-Patros ndërmjet partizanëve të Pezës dhe një kompanie gjermane të cilët i solli aty një ushtar gjerman i cili ishte mbajtur rob në çetën e Pezës por kishte arritur të arratisej rreth dy ditë më parë.
Gjermanët dhe disa shqiptarë e gjetën pas disa ditësh vendin ku ishte varrosur, e nxorrën dhe e vendosën në Kavajë, ku e lanë disa ditë.
Ditën që u vra Kajo edhe e fejuara e tij Myrvete Peza vrau veten kur mori vesh lajmin. Historia është treguar nga veterani 90 vjeçar Sali Verdha në 2007. Kjo histori pastaj u bë edhe film, “Shtigje lufte”. Rolin e Kajo Karafilit “Kanan Tafili”, e luajti Timo Flloko, që ka bërë një interpretim të mrekullueshëm.
“Shtigje lufte” konsiderohet një nga filmat më të mirë shqiptar, nga i cili kanë mbetur në memorien tonë dhjetëra batuta. Por historia pas këtij filmi, është vërtet tragjike. Ashtu siç në fakt është vetë lufta. Vetëm se intrepretimi i Timo Fllokos dhe të tjerëve, e bën këtë histori të pavdekshme, duke u treguar ndërkohë edhe atyre që kërkojnë ndalimin e filmave të komunizmit, se ia fusin kot kur thonë se ata kanë qenë thjesht filma propagandistik.
Ky film tregon një histori reale nga lufta e partizanëve, atyre që kanë dhënë jetën për lirinë e vendit, jo atyre që bashkëpunuan me okupatorin, pasardhësit e të cilëve, sot kërkojnë ndalimin e këtyre filmave.