Një ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, nuk kanë të ndalur incidentet. Aktivistja e Partisë Demokratike në Divjakë, Elsa Bita është dhunuar nga kreu i Komisariatit Altin Shehu. Dhuna ndaj saj vjen pas publikimit të një takimi elektoral në rrjetet e saj sociale.
Sot është heshtja zgjedhore dhe duket se shefi i Komisariatit nuk e ka kapërdirë lehtë këtë situatë. Elsa Bita ka rrëfyer se atë e kanë goditur dhe i kanë rrëmbyer telefonin.