Një ditë pas skandalit që shpërthue në media, Kryeministri Rama ka reaguar për përfshirjen e Monika Kremadhi në financimet ruse. Rama shkruan se verifikimi i këtyre parave të pista do të shërbejë si prova që drejtësia nuk funksionon me dy standarde siç përflitet rëndom.
“Po ç’paskeni qenë o rubla që na i morët me radhën me motrën e me vëllezërit opozitarë! Po ato konto bankare e shoreve çfarë janë vallë se ata u mbinë në gojën e tyre, po i paskan pasur të tyret shejtanët e shejtanet…
Verifikimi ligjor i atyre letrave të pista dalë në mexhelis në ekranet e mëdha kombëtare është domosdoshmëri dhe drejtësia duhet të provojë se nuk punon me dy standarde, siç punojnë altoparlantët e llojllojshëm të lukunisë kinse opozitare që për këto tmerre as nuk bëzajnë fare!”- shkroi Rama.