Finalja e ‘Champions League’/ ‘Çelsi’ mposhti ‘Cityn’ dhe u shpall kampion i Ligës  

Ekipi britanik i “Çelsi”-t është shpallur kampion i “Ligës së Kampioneve”, pasi ka fituar ndaj skuadrës tjetër biritanike “Mançester City” me rezultatin 1:0.

Blutë e Londrës fituan ndeshjen, falë një goli të shënuar nga ana e Havertz në fund të pjesës së parë.

Një ndeshje e denjë për një finale të “Champions League” dhe ishte Man. “City” që e nisi më mirë betejën me dy raste të Sterling, ndërsa iu përgjigj “Chelsea” me Ëerner dhe në të gjitha rastet ishin lojtarët të pasaktë.

Gjermani Kai Haverc, ishte heroi i mbrëmjes në “Dragap”, i cili me golin e realizuar në minutën e 42-të, i dhuroi Champions-in e dytë në histori, skuadrës së manjatit rus Abrahmoviç.

Për sa i përket “qytetarëve” të Pep Guardiolës, loja e tyre në këtë finale la për të dëshiruar, duke prodhuar shumë pak, edhe pse ishin ata favoritët në letër të kësaj përballjeje emocionuese.

Një fitore totalisht e merituar për skuadrën e “Çelsit”. Një fakt interesant që vlen të theksohet është se që nga viti 2000, 8 skuadra kanë dështuar të marrin trofeun e Champions-it në shtëpi kur kanë debutuar për herë të pare në një finale të Ligës së Kampionëve.

/Priza.al/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *