Finalja e Conference League/ Kushi: Shkollat, kopshtet e çerdhet e Tiranës pushim më 25 Maj

Ministria e Arsimit bën të ditur vendimin, se edhe shkollat, kopshtet, universitetet, zyrat arsimore do të jenë të mbyllura të mërkurën e 25 majit në finalen e madhe.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Kushi njofton se 25 Maj, do të jetë ditë pushimi vetëm për Qarkun e Tiranës.

“Referuar vendimit të qeverisë për shpalljen e datës 25 Maj ditë pushimi për Qarkun e Tiranës, në kuadër të masave të marra për finalen e Conference League, ju njoftoj se të gjitha institucionet arsimore publike dhe private (përfshirë kopshtet, shkollat, universitetet, zyrat arsimore, etj.), do të jenë pushim.

Le të jemi të gjithë pjesë e kësaj ngjarjeje të madhe dhe të mirëpresim vizitorët nga e gjithë Europa!”, shkruan Kushi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *