Sot pritet të luhet finalja e Conference League midis Romës dhe Feyenoord në Tiranë, por masa do të merren edhe në Itali. Sipas mediave italiane egziston frika se tifozat e Romës mund të dëmtojnë automjetet e shërbimit të transportit publik.
“Më 25 maj, me rastin e finales së UEFA Europa Conference League ndërmjet Romës dhe Feyenoord-it, Shtabi i Policisë së Romës urdhëroi ndërprerjen e pjesshme të shërbimit të transportit publik sipërfaqësor nga ora 22:00 deri në orën 03:00 ”, thuhet në njoftimin për shtyp të ATAC.
Vendimi ka ngjallur shumë polemika dhe ankesa, pasi shumë nuk e kanë kuptuar pse një qytet duhet të bllokohet qoftë edhe për disa orë, për shkak të një ngjarjeje shumë të largët, në Arenën Kombëtare në Tiranë.