Finalja e Conference League në Tiranë/ Kapamuço bën paralajmërimin: Trazira huligane më 25 maj

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka bërë një paralajmërim se do të këtë trazira në datën 25 maj në Tiranë. Në ditën ku do të luhet dhe finalja e Conference League në Stadiumin Air Albania.

Përmes një postimi në Facebook, Karamuço shkruan se Policia e shtetit duhet të ketë nisur me trajnimet e Clifford Stot sepse mund të ndodhin akte të rënda që kërcënojnë sigurinë publike.

Postimi i plotë:

Deri tani nuk po e përmend askush, por përgatituni për një 25 Maj të vështirë të trazirave huligane në Tiranë. Shpresoj që Policia e Shtetit të jetë njohur mirë me ngjarjet e mëparshme të Feyenoordit në Evropë dhe të ketë filluar trajnimet me manualet e Clifford Stott. Përgatituni për akte të rënda ndaj sigurisë publike….

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *