Finalja e Conference League, shifra të pabesueshme dhe luksi i paparë, ja sa tifozë pritet që të jenë të pranishëm

Finalja e Conference League, kompeticionit të UEFA-s që do të zhvillohet në Tiranë më 25 maj pritet të sjellë deri në 90 mijë tifozë që do të vijnë nga Italia dhe Holanda.

Në një intervistë për emisionin e mëngjesit “Wake Up” në Top Channel, drejtuesi i projektit të UECL, Kejdi Tomorri tregon se pas kontakteve me UEFA-n, numri i personave që do të vizitojnë Shqipërinë më 25 maj është rritur rreth 3 herë më shumë pas përcaktimit të finales Roma – Feyenoord. Tomorri thekson se pritja dhe organizimi i një finaleje të tillë në Shqipëri ka ardhur falë lobimit të fortë të FSHF-së dhe stadiumit “Air Albania” që ka “mundur” edhe disa vende të tjera aplikante për të pritur këtë finale të parë të këtij kompeticioni.

Si u bë e mundur që një finale e tillë të organizohet në Shqipëri? – Nuk ka qenë shumë e thjeshtë për ne që të prisnim një event të tillë në Shqipëri. Nuk ishim ne të vetmit që aplikuam për ta marrë këtë finale, por edhe shtatë federata të tjera. Kemi mundur vende si Franca, Izraeli, Uellsi në atë kohë për disa arsye. Së pari, stadiumi është goxha modern dhe është i kategorisë së katërt, që i ka të gjitha kushtet për një finale të tillë. Nga ana tjetër, mendoj se Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s donte që të kishte një finale në Shqipëri, duke qenë se është hera e parë që ne organizojmë. Përpos kësaj, dua të theksoj lobimin e fortë që Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë që kjo finale të vinte në Shqipëri, sepse ne nuk kemi qenë brenda kushteve të UEFA-s, për disa gjëra të tjera jashtë stadiumit (si kapaciteti i aeroportit, mobiliteti). Edhe sot që po flasim nuk kemi një linjë autobusësh, Rinas – Tiranë. Janë disa faktorë të tjerë që na penguan pak, por me ndërhyrje, me lobim, arritëm ta merrnim finalen në Shqipëri.

Kemi pasur shumë grupe pune nga UEFA, që kanë bërë shumë takime deri në momentin që flasim dhe në çdo moment që vinin, ishin grupe nga 80-100 persona. UEFA është marrë me çdo detaj. Na kanë sjellë një plan të mirëdetajuar, ku ne dimë detyrat tona dhe ata vijnë me detyrat e veta. Stadiumi do t’i dorëzohet UEFA-s më 15 maj dhe ata do të menaxhojnë çdo gjë.

Sa tifozë pritet të vijnë në Tiranë? – Parashikimet para daljes në finale të Romës nuk kanë qenë aq të larta, mirëpo në një kontakt me kolegë të UEFA-s ditën e djeshme, priten të vijnë nga Italia rreth 60 mijë deri në 70 mijë persona, të cilët janë pa bileta, sepse vetëm 4000 mijë do të kenë bileta për në stadium. Ndërkohë, nga Holanda, morëm një informacion nga policia holandeze dje dhe priten nga 18 mijë deri në 20 mijë persona. Do të jetë një fluks i madh tifozësh në Tiranë.

Shitja e biletave – Shitja e biletave është vetëm online dhe bëhet vetëm nga UEFA. Është një finale ekskluzive e UEFA-s dhe biletat shiten vetëm në website-n e UEFA-s. I bëj thirrje shqiptarëve, pasi sot hapet portali dhe të drejtën e para blerjes e kanë personat që aplikojnë nga Shqipëria, pasi janë më të favorizuar.

 

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *