Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka dhënë porosi të qarta dhe të prera se në datën 25 maj kur është edhe finalja e Conference League, asnjë qytetar nuk do të lejohet nga policia të futet në Tiranë për të parë ndeshjen apo nuk është pjesë e logjistikës që do merret me organizimet.
“Lutja ime për gjithë qytetarët Shqipërisë nëse s’keni punë në Tiranë atë ditë duke qene se është ditë pushimi e s’do ketë asnjë zyrë të administratës hapur, çdo punë që kishit planifikuar për datën 25 shtyjeni. Mos e merrni rrugën për të ardhur në Tiranë duke qenë se qyteti do zbatojë të njëjtin protokoll që ka zbatuar dhe gjatë vizitës së Presidentit Bush e Papa Françeskut së fundmi, qyteti do të hermetizohet.
Do të thotë nëse nuk keni një biletë për të qenë ditën e ndeshjes s’do kaloni në asnjë prej disa kontrolleve të policisë në një perimetër jo vetëm të unazës së vogël por në akset e autostradat që hyjnë në Tiranë si ato që vijnë nga Elbasani e Durrësi.
Mos e merrni mundimin se do ju shkojë dita kot e do ktheheni mbrapsht nga posto-blloku nëse s’do keni një biletë”.
Ndërsa për qytetarët e Tiranës “ftesa është për të lëvizur në këmbë me biçikleta, transporti publik do funksionoj, edhe për ta do jetë ditë pushimi ndaj s’ka asnjë arsye pse të shtojmë vara-vingot në Tiranë”.