15 500 biletat në dispozicion të tifozëve të Romës për finalen e Europa League u shitën në vetëm katër orë e gjysmë. Faqja zyrtare e klubit Giallorossi u bllokua për shkak se ishin të shumtë ata që kërkonin mundësi për të ndjekur finale e Europa League planifikuar për në 31 Maj në Budapest.
Në shitjen e bërë në kanalet zyrtare nga Roma, biletat e vëna në dispozicion nga UEFA u ndanë në 4 kategori: nga 40 deri në 150 euro. Mediat italiane informojnë se në internet në faqe dytësore mund të gjenden bileta por me shifra vërtet të çmendura.
Ato të kategorisë së 4 që normalisht kushtonin 40 po shiten me 1000 euro, duke e kthyer këtë proces në një ankand se kush ofron më shumë. Si klubi ashtu edhe UEFA, këshillojnë tifozët të mos blejnë bileta jashtë kanaleve zyrtare, pasi mund të jenë viktima të falsifikimit, sikurse ndodhi një vit më parë me finale e Champions.