Finalja e madhe Itali-Angli/ Numërohen rreth 4000 bare, por nuk gjendet asnjë tavolinë e lirë në Londër

Italia dhe Anglia do të përballen me njëra-tjetrën në një ndeshje fantastike që do të zhvillohet në stadiumin legjendar Wembley.

Që nga orët e para të mëngjesit Londra ka gjallëri jashtëzakonisht të madhe, pasi mijëra tifozë anglezë e italianë janë nëpër rrugët e kryeqytetit britanik.

Edhe pse në kryeqytetin anglez ka afërsisht 4000 bare, bëhet e ditur se nuk ka asnjë tavolinë të lirë të cilat janë të stërmbushura me tifozë.

Është vlerësuar se rreth tre miliardë paund do të derdhen në ekonominë e Londrës nga bastet, ushqimet dhe pijet alkoolike vetëm gjatë ditës së sotme (e diel).

Kujtojmë që finalja e madhe e ‘EURO 2020’  do të luhet sonte nga ora 21:00.

Abhishek
/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *