Gazeta ndërkombëtare “Financial Times” i ka kushtuar vëmendje kulinarisë shqiptare, duke vlerësuar shefat e kuzhinës shqiptare e duke i ftuar lexuesit e saj në mbarë botën që të vizitojnë dhe shijojnë ushqimet në Shqipëri.
Në artikullin më titull: ”Shefat e kuzhinës që erdhën nga i ftohti: një turne kulinarie në Shqipëri”, autorja Camilla Bell-Davies evidenton se me zbehjen e hijes së komunizmit, një gjenerate e re shefash po zbulon trashëgiminë kulinare dhe potencialin e saj.
Autorja e nis rrugëtimin e saj nga veriu, në Lezhë, për të vijuar më pas në qytetet kryesore të vendit, ku ndalet e evidenton specifikat që ka secili rajon.
Kjo nuk është hera e parë që shtypi ndërkombëtar i kushton vëmendje potencialit turistik që ka Shqipëria.
Po ndryshe nga herët e mëparshme ku është vlerësuar peisazhi turistik i Shqipërisë, këtë vit, vëmendjen po e merr kuzhina shqiptare; një element plotësues i rëndësishëm i ofertës turistike që Shqipëria ka për turistët e huaj./SCAN