Financimet e Kuvendit në `Air Albania`, përplasen Basha-Berisha/ Roli i burrit të Blerina Gjylametit që solli skemën nga Italia

Fshehja e financimeve për ndërtimin e skemës së Kuvendit të 11 dhjetorit, kanë përplasur Lulzim Bashën me Sali Berishën, ndërsa në këtë dyshe është përfshirë edhe bashkëshorti i deputetes socialiste Blerina Gjylameti.

Sipas Bashës, bashkëshorti i deputetes socialiste në bashku me një kompani italiane e me një televizion kombëtar kanë sjellë skenën në ‘Arenën e Hajnisë’.

“Gjylameti i thotë Alibejt deri me 11 do jesh këtu ku burri i Blerina Gjylameti së bashku me nje kompani italianë me TV Klan kanë sjellë atë skenë në  “Arenën e Hajnisë”.  Këta kujtojnë se janë ata që kanë qenë dh e jemi fëmijë që i shkojmë pas siç kemi bërë dikur. Nuk jam unë 17 vjeç. Ne jemi PD, ti je e shkuara dhe ti zgjodhe ta mbyllje me turp”, tha Basha.

“Organizatorë të lartë, jo demokratë të thjeshtë. Siç e tha një nga këta që u shkarkua dje, u çua dhe më tha para një muaj, o kryetar të themi atë që është 60% e këtyre që kanë firmosur për 11 dhjetorin nuk e dinë çfarë kanë firmosur. Ata të tjerët e dinë, por janë kundër dhe nuk kanë ardhure dhe ne na vjen turp që do ti zëvendësojmë me njerëz të tjerë. Ky person që tha një të vërtetë të madhe është shkarkuar.”

Po në përgjigje të kësaj akuze, ka reaguar edhe grupi i Organizimit të Kuvendit të Berishës,  i cili thotë se kjo është shpifje dhe se shumë shpejt do të bëhen transparente kostot e oragnizimit.

Njoftimi i Komisionit të Rithemelimit:

Deputeti Basha ripërtypi sot publikisht shpifjet e mediave të Edi Ramës për organizimin dhe kostot e Kuvendit te Partisë Demokratike. Kostot modeste të këtij organizimi do të bëhen transparente për mediat ditët në vijim.

Po ashtu kukulla e Ramës shpifi publikisht se për këtë event është kontraktuar bashkëshorti i një deputeteje të Partisë Socialiste. Hedhim poshtë me neveri këtë shpifje dhe sqarojmë opinionin se kjo është totalisht e pavërtetë!

E mirëkuptojmë zemërimin e z. Basha përse nuk e organizuam Kuvendin me kompaninë e të afërmve të tij, por rrjepja që ata i kanë bërë financave të PD këto 8 vjet e ka bërë këtë kompani të papërballueshme për mundësitë tona!

Në një konferencë për mediat, kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi se bashkëshorti i deputetes së Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti është aksioner dhe menaxher i një kompanie që u mor me organizimin e skenografisë së Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit në stadiumin “Air Albania”.

Kreu i PD-së, shprehet se kostot e këtij organizimi ishin shumë të larta, aq s aka derdhur dhe PS për vjedhjen e votave në zgjedhje. Sipas tij, pavarësisht këtyre shpenzimeve marramendëse, Kuvendi Kombëtar i Berishës ishte një dështim.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *