Financimi i partisë, arrestohet bashkëshorti i ish-ministres

Bashkëshorti i ish-ministres së parë skoceze, Nicola Sturgeon, është arrestuar në lidhje me hetimin e financave të Partisë Kombëtare të Skocisë.

Policia në Skoci nuk e ka identifikuar Peter Murrellin, por mediat britanike kanë raportuar se 58-vjeçari është arrestuar të mërkurën në lidhje me hetimet që kanë nisur ndaj financimit të partisë.

Partia Kombëtare e Skocisë ka deklaruar se është duke bashkëpunuar me autoritetet në lidhje me hetimet.

Sturgeon dha dorëheqje në muajin shkurt pas tetë vjetësh si lidere e partisë dhe ministre e parë e qeverisë gjysmautonome të Skocisë.

Në njoftimin e dorëheqjes kishte thënë se të shërbesh mirë do të thotë të dish edhe kur duhet t’ia lirosh vendin dikujt tjetër.

Sturgeon i priu Skocisë që prej vitit 2014, kur skocezët votuan për të mbetur në Mbretërinë e Bashkuar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *