Klejdi Dogjani ose siç njihet ndryshe me emrin e tij të artit Finem, është një ndër artistët e rinj që ka bërë bujë në industrinë muzikore. Ai u bë i njohur me këngët e tij rrep, ndonëse gjatë rrugës e kemi dëgjuar edhe me balada apo këngë më ritmike. Bashkëpunimi i tij i fundit ishte kënga “Milano” me Melinda Ademin. Pa kaluar akoma një muaj nga ky projekt, reperi i ‘ka përveshur mëngët’ dhe këtë herë do të vijë me një diss.
Ndonëse nuk u zbuluan më shumë detaje rreth projektit të ri, mendohet se ky do të jetë një diss i hapur për reperin e njohur Don Xhoni. Kujtojmë që një vit më parë bënë xhiron e rrjetit disa pamje nga një sherr në mes të Tiranës, ku protagonist ishin pikërisht dy reperët, Finem dhe Don Xhoni.
Gjithçka nisi pas një deklarate që Finem bëri në një emision televiziv. Reperi iu përgjigj një pyetje se kush ishte një prej artistëve që sipas tij kishte marrë famë kot dhe ai zgjodhi Don Xhonin. Përplasja vijoi dhe në rrjetet sociale duke u degjeneruar deri në sherr fizik.