Finlanda dhe Suedia “sypatrembur” para kërcënimeve ruse, në maj aplikojnë për anëtarësim në NATO

Suedia dhe Finlanda pritet të njoftojnë në maj se duan t’i bashkohen NATO-s, raporton tabloidet finlandeze dhe suedeze.

Mësohet se të dy këto shtete janë ushtarakisht të paangazhuara, por pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka nxitur mbështetjen në rritje të publikut për t’iu bashkuar aleancës mbrojtëse perëndimore.

Sakaq, gazeta finlandeze Iltaheti pohon se liderët e Finlandës dhe Suedisë po planifikojnë një takim brenda datës 16 maji dhe më pas të njoftojnë se do të aplikojnë për t’u bashkuar me NATO-n.

Kujtojmë se Rusia ka paralajmëruar për një ngritje bërthamore në Balltik nëse Finlanda dhe Suedia i bashkohen NATO-s.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *