Akuza ndaj Moskës për destabilizim të Finlandës
Helsinki e akuzon Moskën se po përpiqet të destabilizojë Finlandën duke kontrabanduar njerëz. Javët e fundit, trupat kufitare finlandeze kanë regjistruar gjithnjë e më shumë persona që kanë ardhur nga Rusia pa dokumentet e nevojshme dhe kanë bërë kërkes për azil në Finlandë. Sipas shifrave zyrtare vetëm në nëntor hynë në Finlandë nëpërmjet Rusisë mbi 600 azilkërkues nga vende si Kenia, Maroku, Pakistani, Somalia, Siria dhe Jemeni. Më parë nga kufiri ruso-filnadez hynte mesatarisht më pak se një person në ditë.
Ministrja e Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen tha: “Ne kemi prova që, ndryshe nga më parë, autoritetet kufitare ruse jo vetëm që i lejojnë personat pa dokumentet e duhura zë kalojnë kufirin finlandez, por gjithashtu i ndihmojnë në mënyrë aktive që të vijnë në zonën kufitare”.
Finlanda lë hapur vetëm stacionin kufitar hekurudhor Vainikkala në juglindje të vendit për mundësuar qarkullimin e mallrave.